Kriza, Internacionalja Socialiste kërkon zgjidhje

07/05/2010 19:50

Situata politike në Shqipëri është komentuar edhe nga drejtuesit e internacionales socialiste.

Kreu i saj Luis Ajala, i dërgoi një letër Komitetit për Europën Juglindore në të cilën thuhet se në Shqipëri kanë mbetur të pazgjidhura që nga zgjedhjet e qershorit 2009, për të cilat kërkohet sa më parë një zgjidhje demokratike.

Në letrën e sekretarit të përgjithshëm të internacionales theksohet se si familja politike e internacionales socialiste, ashtu edhe ndërkombëtaret duan të shikojnë një zgjidhje paqësore të krizës.

Top Channel