HEC-i i Skavicës, rishikohet projekti

07/05/2010 19:40

Hidrocentrali i Skavicës, i fundit mbi lumin Drin, mund të jetë me një digë shumë më të ulët se ajo që është menduar deri tani.

Ky variant i ri, i propozuar nga KESH, ka qenë njëri nga tre propozimet që janë diskutuar në Ministrinë e Ekonomisë mes ministrit Dritan Prifti dhe drejtuesve të sektorit energjetik në vend.

“Nuk mendoj që duhet të kemi si variant atë me një liqen mjaft të madh sepse cështja del jashtë kompetencave tona. Qeveria ka hedhur edhe idenë që Skavica mund të ndërtohet edhe me fonde të buxhetit të shtetit”, theksoi Prifti. Varianti i KESH-it e ul digën e Skavicës me rreth 60 metra dhe shton edhe një hidrocentral tjetër në fshatin Katund i Ri në Dibër.

Ky variant përgjysmon prodhimin energjisë por ul edhe sasinë e tokave që përmbyten. Për ndërtimin e tyre parashihet një kosto rreth 315 milionë euro. Dy variantet e mëparshme parashikonin dyfishin e prodhimit, kostos së ndërtimit dhe përmytjeve. Me këto dy variante Skavica bënte rregullim disavjecar të kaskadës, mundësi që bie me projektin e ri.

Top Channel