Fier, shpërthim në qendrën e gazit, një i vdekur

07/05/2010 11:05

Një punonjës i repartit avari-shpetimit të Albpetrol humbi jeten paraditen e sotme pas nje shperthimi ne nje qender te grumbullimit te gazit ne fshatin Bubullime te Fierit.

Viktima eshte inxhinieri Dhimo Gjeçi, 50 vjec ndersa mesohet se edhe disa kolege te tij kane marre plage nga shperthimi. Sipas korespondentit te Top Channel ne Fier, reparti i avari shpetimit ishte duke punuar ne pusin e gazit me emrin Bubullima 14.

Ky pus eshte ne listen e burimeve te gazit te ndaluar dhe nuk shfrytezohej, por nje jave me pare pusi ka nisur te kete rredhje gazi dhe reparti i avari shpetimit ishte ne zone duke punuar. Rrjedhja e gazit eshte aktivizuar sot ne formen e nje shperthimi duke e asfiksuar inxhinierin Dhimo Gjeçi dhe plagosur koleget e tij. Punonjesit kane qene te pajisur me maska anti gaz te cilat mesa duket nuk kane kryer teresisht detyren e tyre per shpetimin e jetes se punonjesve. Zona eshte rrethuar per shkak te sasise se madhe te gazit ne ajer qe vazhdon te shkarkohet.
 
Personat e demtuar nga rrjedhja e gazit u derguan ne spital dhe prej andej kane dale ne gjendje te mire. Ndersa kolegu i tyre u asfiksua dhe nderoi jete nga gazi qe u perhaps ne ajer.

Top Channel