“Gërdeci” mbetet pa gjykatës

07/05/2010 20:00

Gjyqtari Ridvan Hado, i cili për mëse nëntë muaj drejtoi procesin e Gërdecit do të detyrohet të lërë në mes hetimin gjyqësor për shkak të propozimit të emrit të tij nga KLD-ja si gjykatës në Apelin e Tiranës.

Referuar legjislacionit, menjëherë pas kësaj nevojitet që për të plotësuar trupën gjyqësore, anëtari i ri të zgjidhet me short, ai duhet të njihet me përmbajtjen e procesit gjyqësor të zhvilluar. Por lgiji i lejon edhe kerkesen per rifillimin e procesit nga e para.

Kjo situate parashikohet ne nenin 342 te Kodit te Procedures Penale. Kjo do ta fuste kete gjyq delikat ne nje odise pa kufi. Konkretisht pas emerimit te Hados ne Apel, do te nevojitet kohe per rihedhjen ne short e me pas njohjen e ceshtjes nga gjykatesi i ri, per shkak te volumit qindra faqesh te kesaj dosjeje. Paraprakisht parashikohet qe me ikjen e Ridvan Hados dhe kohen qe do duhet per procedurat qe ndiqen sipas kodit, procesi “Gerdeci” te ristartoje normalisht ne shtator.

Nderkohe, kete te premte sikurse edhe te henen, procesi deshtoi per shkak te mungeses se nje prej gjyqtareve. Gjyqi “Gerdeci” ndodhet ne fazen e marrjes se deshmive te ushtarakeve, ndersa ne listen e prokurorise ishin per t’u pyetur rreth 390 persona, prej te cileve ende nuk kane folur as gjysma e tyre.

Top Channel