Kuvend, Bumci: Greva e PS, greva e turpit

06/05/2010 18:20

Ka nisur para pak castesh seanca parlamentare, e cila po zhvillohet pa praninë e opozitës, e cila e kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës bojkotin e saj.

Deputeti i PD, Aldo Bumci në fjalën e tij e ka cilësuar si “të turpshme” grevën e PS të nisur me urdhër të kryetarit të saj Edi Rama, i cili sipas tij frymëzohet nga Ramiz Alia.

“Shqipëria nuk ka pasur kurrë më shumë mundësi për t’iu afruar Evropës sesa ajo në vitet 2009-2010. Është e papranueshme sjellja e Ramës që keqinformon shoqërinë. Admirimi i Ramiz Alisë për grevën e Edi Ramës tregon se kjo është greva e turpit”, ka deklaruar Bumci.

Top Channel