Fini: Mbështesim heqjen e vizave

06/05/2010 15:40

Vizita e kryetarit të parlamentit italian Gianfranco Fini shënoi politikisht pikën kulmore të stinës se madhe të eventeve Itali-Shqipëri.(UPDATE)

Duke rikonfirmuar pozicionin e Italisë si avokatja më e madhe e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe liberalizimit të vizave zoti Fini, theksoi progresin e bere nga Shqiperia për të mundësuar heqjen e vizave.

“Italia është duke punuar gjerësisht për mbështetjen dhe vazhdon të mbështesë procesin e liberalizimit të vizave, që, sikundër e tha edhe zoti Berisha, është një proces mëse i rëndësishëm, pavarësisht sprovave të shumta që i është dashur të përballet e të kapërcejë qeveria shqiptare, sprova që i janë vënë përpara nga Bashkimi Europian”, u shpreh Fini.

Por vizita e Gianfranco Fini-t ne Tirane nuk mund te mos prekte situaten politike ne Shqiperi, per me teper, kur deklaratat para medias te Fini-t dhe Berishes u bene pak metra larg cadrave te greves se opozites.

“Do të kem mundësinë, gjatë vizitës sime në Tiranë, që të kem një takim edhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, zotin Rama dhe nuk më mbetet tjetër veçse të uroj për një zgjidhje sa më të shpejtë të të gjitha çështjeve që janë ende të hapura dhe që kërkojnë zgjidhje. Dhe, sigurisht, sikundër përmendi edhe Kryeministri Berisha, në respektim të Kushtetutës, të ligjit dhe të pavarësisë, por edhe të rekomandimeve apo të mendimeve të gjithë komunitetit ndërkombëtar”, theksoi Fini.

Ndërkohë kryeministri Berisha u shpreh se dëshmohet i hapur për zgjidhje kushtetuese dhe ligjore, transparencën e plotë të çdo procesi në këtë vend.

“Shqipëria është një vend me shtet ligjor dhe disponon të gjitha ligjet dhe institucionet për të bërë transparent edhe dokumentin më sekret të saj. Unë shpresoj që opozita të përfitojë dhe e ftoj opozitën të përfitojë nga këto mundësi”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha e percolli mikun italian jashte godines se qeverise, perballe te ciles opozita po proteston prej 6 ditesh. Duke deklaruar se respekton te drejten kushtetuese te cdokujt per te protestuar paqesisht ne cdo menyre, duket se kryeministri Berisha edhe me kete parakalim para cadrave te opozites, po tregon se zgjidhja nuk mund te arrihet nepermjet kesaj forme proteste.

Kete qendrim ka mbajtur edhe kryeparlamentarja Jozefina topalli ne takimin, me homologun e saj italian Gianfranco Fini, i cili kaloi pas cadrve te grevisteve opozitare per te takuar zonjen Topalli. Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se zgjidhja e ngercit politik dhe realizimi i transparences se zgjedhjeve nuk mund te vije nepermjet rruges, por duke respektuar rregullat e shtetit ligjor dhe Kushtetuten.  

Top Channel