Sondazhi, korrupsioni po rritet

05/05/2010 17:50

Korrupsioni në Shqipëri është në shkallë më të lartë se disa vite më parë.(UPDATE)

Studimi i gjashte i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ka  treguar se 91. 8 % e personave te pyetur jane shprehur se korrupsioni eshte i perhapur gjeresisht ne institucione publike.

Nisur nga te dhenat, ambasadori amerikan John Withers ka deklaruar se shifrat tregojne se ka një përkeqësim të situatës.

“Ajo që shihet nga ky raport është dështimi i komunikimit mes publikut dhe liderëve politikë, të cilët thonë se gjërat duken më mirë.Ju duke u përgjigjur në këtë raport thoni gjera që ju shqetësojnë përfshi edhe ekonominë.Drejtuesit politikë thonë se janë duke luftuar korrupsionit por ju nuk thoni se nuk është kështu dhe se mes gjërave që kanë ndryshuar, kanë ndryshuar për keq”, u shpreh Withers.

Por, Withers ka shkuar pertej komenteve per raportin, duke prekur edhe klimen e ashper politike qe mbizoteron ne vend.

“Sot ne Shqipëri partitë politike janë përfshirë në luftë për pushtet. Ju në këtë raport thoni se partitë janë më pak të besueshmet ndër institucionet shqiptare ndaj jam i trishtuar për këtë raport. A është koha që liderët tuaj t’ju dëgjojnë?”, thotë Withers.

Perfaqesuesit e IDRA-s, treguan se ne krahasim me 2005 besimi i qytetareve tek sektori gjyqesor ka nje renie, me 10.7 %, dhe se trajtimi i qytetareve nga ana e gjykatave eshte perkeqesuar.

38 % e te pyeturve jane shprehur se jane trajtuar shume keq, dhe 79.9% e te intervistuarve kane treguar  se eshte shume e veshtire te  marresh nje informacion ne gjykate. Sipas ketij studimi ka rezultuar se 60% e te intervistuarve mendojne se media eshte institucioni qe e lufton me teper korrupsinin.

Sektori i shendetesisë mbetet nje nder me te korruptuarit edhe ne 2010. Ne kete studim jane pyetur 1200 qytetare, 600 prej te cileve punonjes te sektorit public, ka rezultuar se besimi i qyterareve tek agjencia e kthimit te pronave eshte shume e ulet,vetem 25 pike.

Top Channel