Ish-banorja e BBV shtatzënë për herë të dytë? Xheisara zbulon lajmin në ‘Ftesë në 5’: Nuk e prisja, më erdhi si dhuratë
Picasso rikthehet në krye pas tre muajsh. Piktori nga Malaga ka rimarrë vendin e parë të artistit më të paguar në botë pasi në New York është shitur në ankand për plot 106 milionë dollarë, duke mbajtur rekordin e të gjitha kohërave.
Bëhet fjalë për pikturën “Nude, Green Leaves and Bust”, një vepër plot simbolizma e realizuar në vitin 1932. Pasi piktura është shitur, publiku ka duartrokitur gjatë. Shitja rekord ndodh në një kohë që kriza financiare po e shtrëngon ende Europën, ndërsa në SHBA kjo nuk ka ndikuar aspak në art.
Në datën 3 janar në ankandin e Sotheby’s të Londrës, skulptura e bronxit e punuar nga Alberto Giacometti “L’Homme qui marche” u shit për 65 milionë stërlina.
Ajo e mbajti primatin për 3 muaj. Piktura e Picasso-s u nis nga vlera 58 milionë dollarë por ndërhyrjet e shumta nga salla dhe telefoni e rritën vlerën deri në rekordin botëror 106 milionë.
Top Channel