Protesta në Korcë e Tepelenë

05/05/2010 17:35

Disa qindra banore të qytetit të Tepelenës protestuan në mbështetje të grevës se urisë që po zhvillohet në Tiranë.

Për 15 minuta ata bllokuan edhe rrugën nacionale dhe kërkuan hapjen e kutive dhe dorëheqjen e qeverisë.

Protesta është shoqëruar edhe nga forca të shumta policie që ka ndërhyrë për të zhbllokuar rrugën duke larguar protestuesit.

Nën shoqerimin e forcave te shumta policore socialistet kane zhvilluar protesten e rradhes ne Korce per transparencen e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive, nen drejtimin e deputeteve Mimi Kodheli dhe Alfred Dalipi.

Simpatizante te Partise socialiste, kryetare te bashkive socialiste dhe drejtues lokale te kesaj force politike kane protesuar ne rrugen nacionale Korce Pogradec duke bllokuar per te pakten 30 minuta levizjen e mjeteve.

Sipas policise kishte nje njoftim per protesta por jo per bllokimin e rruges, nen prezencen e forcave te shumta policore, protestuesit kane zgjedhur te ecin pergjate rruges per te lene me pas te hapur nje kalim per mjetet.

Top Channel