Polican, plagoset punëtori

05/05/2010 13:20

Një punëtor i Kombinatit Mekanik në qytetin e Poliçanit ka ngelur i plagosur mesditën e sotme, pasi ka rënë nga skela ku punonte.

Burime nga Kombinati Mekanik bëjnë me dije se 43- vjeçari, Agron Periku, punëtor në zonën e demontimit ka ngelur i plagosur, ndërsa punonte mbi një skelë për rikonstruksionin e repartit.

Prej disa ditësh mësohet se reparti C në këtë kombinat po ndertohet linja e re e demontimit. Për të mbaruar sa më shpejtë punimet mësohet se janë vënë në punë dhe disa punëtorë specialistë të ndërmarjes.

43 vjeçari mësohet se ka rënë nga skela ndërsa ka qënë duke sovatuar, ndërkohë që u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Beratit, ku ka marë ndihmën e parë shëndetsore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel