Ngjela: Berisha ka bllokuar institucionet

05/05/2010 19:45

Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur në protestën e opozitës që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka bllokuar institucionet kushtetuese të vendit.

“Janë bllokuar gjykatat, është bllokuar gjithcka sepse ky bastard që s’di se c’është demokracia mendon se mund të mbajë pushtetin pa respektuar ligjet e vendit”, ka deklaruar Ngjela.

Ai u ka bërë thirrje protestuesve për të vazhduar iniciativën e tyre për ta rrëzuar këtë qeveri, e cila sipas tij ka bllokuar zhvillimin e vendit.

“Prandaj kjo grevë kërkon zgjidhjen e kësaj krize, e cila ju takon juve ta zgjidhni sepse ka bllokuar zhvillimin tonë, pjesëmarrjen tonë në jetën shoqërore dhe është ky shkaku që nuk kemi sot asnjë aspekt perëndimor”, ka shtuar Ngjela.

Top Channel