Madonna, protagoniste në filmin “W.E.”
05/05/2010 11:45
Madonna mund të ketë kaluar kufirin e 50 viteve por fiziku e tregon si një vajzë të re.
Këngëtarja ka realizuar disa foto me regjisorin Gus Van Sant për revistën “Interview Magazine”, ku ka folur edhe për të ardhmen e saj. Ajo i shtang të gjithë kur thotë se do marrë pjesë në filmin “W.E.”, i cili do xhirohet në Angli dhe do ketë si subjekt një histori gjatë Luftës II Botërore por që lidhet edhe me Nju Jorkun e vitit 1998.
“Po, do shkojë pas dhe para në kohë”, shprehet diva e muzikës pop. “Mes këtij filmi dhe kujdesit për 4 fëmijët nuk kam fuqi për asgjë tjetër. Nuk e di cfarë do bëj me muzikën por le të presim”, shton Madonna.
Top Channel