Hapet forumi i Crans-Montana

05/05/2010 22:45

U hap këtu në Tiranë në një ceremoni në Pallatin e Brigadave, forumi i Crans-Montanës që tashmë është kthyer në një traditë nga qeveria shqiptare.

Në ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të politikës dhe të botes së biznesit. Në fjalën e hapjes kryeministri Sali Berisha vlerësoi rëndësinë e madhe që ka ky forum për inkurajimin dhe shtimin e investimeve të huaja në Shqipëri, por edhe për vetë botën e biznesit vendas.

Kryeministri tha se ky forum i sivjetshëm që tashmë është një evenimet i përvitshëm, ka një rëndësi të madhe këtë vit edhe për shkak të ngjarjeve dhe të krizës globale të cilën Shqipëria e përballoi me sukses, siç u shpreh zoti Berisha.

Forumi i Crans-Montanës ka disa vjet që zhvillohet rregullisht në Shqipëri, si një traditë që aplikohet edhe në vende të tjera si Greqia fqinje që organizon çdo vit konferencën e “The economist” ku marrin pjesë kryetare qeverish dhe shtetesh dhe njerëz të botës së biznesit.  

Top Channel