Divjaka ngelet pa ujë

05/05/2010 13:10

Prej me shume se 4 muajsh qyteti i Divjakes dhe 13 fshatra rrethe tij vuajnë mungesën e ujit të pijshem. Shkak për këtë është bërë rreshkitja e tubacioneve nga shirat.

Banoret e kesaj zone vuajne per ujin, ndersa furnizimi eshte nderprere edhe ne zonen turistike. Menyra e vetme per te siguruar uje jane autobotet ose 10 kilometra rruge deri ne fshatin Çerme.

Nga ana e tyre drejtues te ndermarjes te ujesjellsit te divjakes shprehen se kane kontaktur me organet e qeverise per te kerkuar nje fonde per riparimin e ketij defekti sepse kjo drejtori nuk kishte fondet e mjaftueshme per riparimin e defektit. megjithese iu eshte premtuar nje gje e tille deri tani akoma nuk eshte bere asgje konkrete.

Top Channel