Berisha: Pakti i Ohrit, kyc për shqiptarët

05/05/2010 20:15

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e qeverisë së tij, se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për shqiptarët e Maqedonisë.

Deklaratën e tij Berisha e bëri gjatë një takimi të zhvilluar sot me zëvendëskryeministrin shqiptar të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.

“Marrëveshja e Ohrit është themel i paqes dhe stabilitetit të Maqedonisë”, ka deklaruar Berisha, duke shtuar se stabiliteti dhe integriteti i Maqedonisë janë kyce për paqen në rajon.

Ndër të tjera kryeministri ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria maqedonase, përmes të cilave është regjistruar një progres i dukshëm.

Top Channel