Berisha: Greva, vlerë e demokracisë

05/05/2010 10:55

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish grevën e deputetëve dhe mbështetësve të opozitës.

Kreu i qeverisë u shpreh se vetë zhvillimi i saj përpara selise së kryeministrisë është një vlerë, por shtoi se ai nuk mund t’i japë zgjidhje kërkesave të grevistëve, duke mos qene as kryetar i gjykates dhe as i prokurorise.

“Fakti që protestohet para ndërteses së kryeministrisë u bën nder të gjithë atyre që kanë si të para vlerat e lirisë. Shpreh ndjeshmërinë time për vuajtjen e deputetëve dhe qytetarëve në grevë, vendim të cilin nuk do ta kisha këshilluar”, u shpreh Berisha.

Top Channel