5 Maji, politikanët nderojnë të rënët

05/05/2010 15:40

Si në cdo 5 Maj, të rënët në Varrezat e Dëshmoreve në orare të ndryshme, janë nderuar nga pushtetarë dhe politikane të vendit.

Kryeministri Sali Berisha pas vendosjes së kurorës pranë monumentit ‘Nënë Shqipëri’ ka përsëritur arritjet e qeverisë së tij si vazhdimësi e sacrificës së dëshmorëve të kombit, ku të parën ka radhitur zgjedhjet e 28 qershorit.

Po ashtu Berisha nderoi kujtimin e dëshmorëve që u flijuan për një Shqipëri të pavarur.

Kreu i opozites, Edi Rama theksoi se ende nuk e kemi ate Shqiperi per te cilen eshte derdhur gjak nga deshmoret e kombit.

“Është një ditë e shënuar e së shkuarës që na kujton cdo vit se sa shtrenjtë është investuar në kete vend per te ardhmen, sa shume solidaritet sa shume energji, zemër dhe mendje eshte dashur per te projektuar Shqiperine qe ende nuk e kemi”, u shpreh Rama.

Prane monumentit ‘Nënë Shqipëri’ eshte vendosur kurore me lule nga nenkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe Sekretari i Pergjithshëm, Luan Rama

Ndryshe nga cdo 5 Maj tjeter prane monumentit eshte vendosur nje kurore me shirita kuq e zinj derguar nga 200 grevistët e opozites.

“Grevistët e ngujuar para kryeministrisë janë për të njëjtën arsye dhe ideal që Shqipëria të jetë demokratike e prosperuar dhe e integruar në familjen e madhe të demokracisë perëndimore”, u shpreh deputeti socialist, Namik Dokle.

Top Channel