Pitt: Aniston? Sa patetike!

04/05/2010 11:20

Brad Pitt, sipas një miku të afërt të tij, mendon se Jennifer Aniston është patetike. Motivi? Një intervistë dhe një set fotografik që ish-gruaja e Brad ka dhënë për numrin e ‘Architectural Digest’, të muajit mars, revista e preferuar e bukuroshit bjond.

Pasioni i Pitt për arkitekturën dhe për dizenjimin e brendshëm të shtëpive tashmë është i ditur. Por tani, Jennifer ka dashur që të tërheqë vëmendjen e tij duke treguar brendësinë e shtëpisë së saj.

Kjo gjë duket se ka acaruar paksa Brad, i cili e ka quajtur fare pa vlerë këtë veprim, madje e ka cilësuar si një gjest të dëshpëruar…Të jetë e vërtetë gjithë kjo histori?

Top Channel