Nexhmije Pagarusha merr medaljen “Artiste e Merituar”

04/05/2010 19:45

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti të martën këngtaren e njohur Nexhmie Pagarusha të cilën e dekoroi me çmimin “Artiste e Merituar” për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë dhënë kultivimit të muzikës dhe këngës së përsosur shqipe, teatrit dhe filmit.

Dekorata jepet tri dite para se kengtarja e njohur të mbushe 77 vjeç. Në arsyetimin e dekorimit të znj. Pagarusha, Presidenti Sejdiu theksoi: “Kontributi i Nexhmije Pagarushës në fushën e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar është i një rëndësie të jashtëzakonshme. E përkushtuar gjithë jetën për të  ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore. Ajo është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo është frymëzim nxitës për brezat krijues dhe interpretues të artistëve”.

Top Channel