Meta, thirrje për dialog

04/05/2010 15:10

Numri dy i qeverisë Ilir Meta, i bëri sot thirrje për dialog kreut të opozitës Edi Rama, duke shprehur bindjen se respektimi i Kushtetutës lejon transparencën e zgjedhjeve, sic kërkon opozita.(UPDATE)

Zoti Meta tha se greva e urise nuk është rruga e zgjidhjes dhe se zoti Rama duhet të shprehet publikisht që ka të njejtin vullnet si mazhoranca për të rinisur në parlament dialogun politik.

“Zgjidhja është bere e qartë, duhet respektuar kërkesa dhe parimi i transparencës në përputhje me Kushetutën e vendit dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kombinim ekziston hapësire e mjaftueshme. Greva nuk ndihmon në ecjen përpara, perkundrazi krijon një barrikadë artificiale. Shpresoj në një reflektim dhe mundësinë e rivendosjes së një dialogu të shpejtë për ta kaluar këtë situatë”, u shpreh Meta.

Zoti Meta vlerësoi se mundësitë për dialog nuk janë shterruar përsa kohë të gjitha palët deklarojne se alternativë e vetme e këtij vendi është integrimi europian.

Top Channel