LMN solidarizohet me deputetët grevistë

04/05/2010 08:15

Lëvizja për Mendimin Ndryshe në Partinë Socialiste është në mbështetje të plotë me protestën dhe grevën e urisë që po mbahet nga opozita.

Deputetët e LMN-së bënë të qartë me pjesëmarrjen e tyre në këtë aksion se solidariteti tradicional i socialistëve nuk është cenuar ende.

“Ne jemi socialistë dhe jemi në mbështetje të këtij aksioni politik. Pavarësisht konsideratës për grevën e urisë, si një formë pak ekstreme, ne mendojmë se duhet të jemi bashkë në këtë aksion me rëndësi për Partinë Socialiste”, tha dje deputeti Marko Bello.

Ai nënvizoi se pjesëmarrja e Arben Malajt në grevën e urisë flet për qëndrimin e LMN që gjithsesi nuk duhet parë si përçuese e diversioneve politike, por si një mjedis politik me gjykime kritike dhe objektive për performancën e opozitës.

Nisur nga ky deklarim është me vend të mendohet se pritmëria e ndonjë ndarjeje në ekipin drejtues të PS lidhur me nismën e tanishme nuk është i mundshëm.

Top Channel