Ligji, profesorati: Berisha, të ndërhyjë

04/05/2010 17:40

Konferencë e rektorëve ka kërkuar ndryshimin dhe përmirësimin e disa neneve te ligjit te arsimit te larte, te cilat nuk jane marre parasysh nga ministri i Arsimit.

Sipas burimeve zyrtare, mesohet se disa nene te ketij ligji jane antikushtetuese ndaj eshte domosdoshmeri rishikimi i tij. Dekani i Fakultetit Filologjik, ka sqaruar se cilat jane ndryshime qe u kane propozuar.

Rektorati i Tiranes i ka bere edhe nje kerkese kryeministrit Sali Berisha per rishikimin e propozimeve qe profesoret i kane bere ketij ligji, propozime qe nuk jane shqyrtuar nga ministri i Arsimit.

Prej disa vitesh disa nene te Ligjit te Arsimit te Larte jane konterstuar nga profesoret, te cilet kerkojne me shume autonomi pasi vetem keshtu mund te arrijme nje tjeter cilesi ne universitete.

Top Channel