Degët e PS-së solidarizohen me grevistët

04/05/2010 08:25

Përkrahja e rretheve të Shqipërisë për protestën që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të vijojë të jetë prezente edhe në ditët e ardhshme.

Partia Socialiste ka marrë masat organizative që militantë të saj nga të gjitha qytetet të marrin pjesë aktive në tubimin që është nyjëtuar rreth çadrave të grevës së urisë, duke e dimensionuar në rrafsh të përgjithshëm territorial aksionin opozitar.

Turnetë e organizuara sipas qarqeve pranë grevistëve të urisë, do të plotësohen me socialistë të tjerë nga rrethet, që sot do të mbërrijnë nga Qarku i Beratit.

Rreth një mijë militantë nga tre rrethe pritet të mbërrijnë sot në Tiranë në një protestë që po merr formën e një procesioni të pandalshëm.

“Ne kemi organizuar punën që të nisim drejt kryeqytetit rreth njëmijë socialistë nga tre rrethet e qarkut tonë për të treguar se jemi në mbështetje të plotë të socialistëve që ndodhen në greve urie”, ka deklaruar dje sekretari politik i qarkut, Stavri Ceca.

Top Channel