Blair, 250 mijë stërlina nga televizionet amerikane

04/05/2010 15:40

“Dancing with the stars” në Britani i ka ofruar 250 mijë stërlina ish-kryeministrit britanik Tony Blair për të marrë pjesë si konkurrent.

Blair do duhet të kërcejë së bashku me balerinën ukrainase Karina Smirnoff.

Produksioni synon të çojë në konkurrim edhe Bill Clinton, por ndoshta shifra mund të mos jetë kaq e madhe sa ajo e Blairit, i cili së fundmi ka marrë 350 mijë dollarë për një ndërhyrje disa orëshe në një takim milionerësh në Kuala Lumpur, në Indonezi.

Top Channel