Williams: Mjaft më me Paris Hilton

03/05/2010 15:40

“Kundër informacionit që ushqehet me gossip-ët dhe për t’i dhënë më shumë zë atyre që nuk e kanë”. Nis nga këtu projekti editorial “Not in the news net”’ (NTNN), i drejtuar nga fituesja e cmimit Nobel për Paqen, Betty Williams.

Ajo është shprehur e lodhur së lexuari në gazeta për jetën e “mbretëreshave” të gossip-it.

“Nuk na intereson asgjë për ndodhitë e Britney Spears dhe Paris Hilton”, ka nënvizuar themeluesja e “Qytetit të paqes”.

“Bota ka nevojë të dijë se çfarë po ndodh me fëmijët në periferitë afrikane”, ka shtuar ajo.

Top Channel