Tradhëtia e Obama-s, 1 milion dollarë për provat

03/05/2010 09:40

Pasi “National Enquirer” shkroi një artikull për tradhëtinë e mundshme të presidentit Barak Obama ndaj bashkëshortes Michelle me drejtuesen financiare të fushatës për Senatin, nis gjuetia për të gjetur provat e vërteta.

Ish bashkëpunëtorja mohon gjithcka, ndërsa Shtëpia e Bardhë hesht, por mësohet se “armiqtë” e presidentit kanë ofruar 1 milionë dollarë për të faktuar këtë akuzë. Mes dëshmitarëve të mundshëm mund të jetë shoferi i limuzinës që ka shoqëruar gruan në një hotel në Uashington por këtu hyjnë edhe telekamerat e sigurisë së hotelit.

Ish bashkepunëtorja quhet Vera Becker, ndërsa shumica e mediave në SHBA nuk ka preferuar ta trajtojë këtë thashëthem, përfshirë edhe televizionin Fox.

Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lidhje të mundshme jashtëmartesore, pasi në librin e tij “Barack dhe Michelle: portreti i një martese”, Christopher Anderson rrëfen se Baker u largua nga stafi në vitin 2004 pasi Michelle ishte xheloze.

Top Channel