Topi: Pozicionohem brenda rregullave demokratike

03/05/2010 11:10

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka dhënë qëndrimin e parë të tij për grevën e urisë që po zhvillohet para kryeministrisë nga deputetë socialistë dhe qytetarë, në shenjë proteste për mostransparencën e zgjedhjeve.

“Pozicionohem brenda rregullave demokratike”, u shpreh Topi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Greva e urisë vijon ende dhe pjesëmarrësit kanë nisur të shfaqin edhe shenjat e para të problemeve shendetësore. Një prej tyre, deputetja e qarkut të Durrësit, Klodiana Spahiu u shtrua me urgjencë në spital për shkak të problemeve në stomak.

Top Channel