Topalli: Rama nuk ka interes dialogun

03/05/2010 12:50

Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se kryetari socialist, Edi Rama nuk ka interes dialogun, në një moment kur Shqipëria ndodhet përpara momenteve historike.

“Askush, as 122 vetë nuk mund ta prishin ëndrrën e shqiptarëve për liberalizimin e vizave. Dua t’i them ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian se shqiptarët janë të vendosur për të cuar përpara procesin e liberalizimit të vizave”, u shpreh Topalli.

Kryeparlamentarja theksoi se dialogu i vërtetë duhet të bëhet në sallën e kuvendit.

Top Channel