Purner: Presioni i politikës mbi median, problematik

03/05/2010 15:50

3 Maji është cilësuar si Dita Botërore e Lirise së Medias, një liri për të cilën shumë gazetare edhe janë vrarë.

Në këtë ditë edhe shtypi shqiptar ka bere nje skaner, ku jane dalluar qarte defektet me te cilat perballet cdo dite media.Shefi i Departamentit te Demokratizimit, ne OSBE, Hartmut Purner tha pas nje takimi me perfaqesues te shtypit shqiptar,se ne Shqiperi presioni i politikaneve, por edhe i biznesit ndaj medias eshte problematik.

“Sot u permend qe ka interesa ne fusha te ndryshme te politikes  me median dhe keto interesa politike pengojne punen e pavarur te gazetareve. U diskutua se ka shume presion qe ushtrohet ndaj gazetarëve dhe medias qofte nga politika dhe biznesi dhe ky eshte nje problem per shtypin.Ka nevoje te zhvillohet  dhe permirësohet situata dhe liria  e medias, sepse kjo liri eshte nje faktor kritik per te patur qendrueshmeri ne Shqiperi”, u shpreh Purner.

E njejtat problematike eshte evidentuar edhe analisti Lutfi Dervishi i cili tha se media dhe shtypi ne teresi duhet te jete me e pergjegjshme.

“Në shërbim të kujt dhe me kë merret media? Shohim një pjesë të mirë të medias që merret vetëm me politikën”, u shpreh Dervishi.

Ne kete takim u diskutuan te gjithe problemet me te cilat po perballet pushteti i katert, ne vend, probleme qe kryesisht burojne nga klasa politike.

Top Channel