Giuseppe Tornatore në Tiranë

03/05/2010 08:40

Ka mbërritur në Shqipëri Giuseppe Tornatore, një nga regjisorët më të mëdhenj italian, por edhe një emër i njohur i kinematografisë botërore.

Tornatore është në Tiranë në kuadër të stinës së madhe të eventeve që po organizon ambasada italiane. Ai vizitoi ekspoziten me foto nga sheshet e xhirimit te filmave te tij që është celur pranë salles së vogël të Teatrit Kombetar.

Më pas mbajti një konferencë mbi kinemanë ku morën pjesë studentë, profesionistë të kinematografisë dhe adhures te regjisorit.

Giuseppe Tornatore ka lindur ne Sicili ne 1956-n dhe vendlindja e tij eshte bere burim frymezimi per nje sere filmash, me te cilet ka arritur suksese te medha: filmi “Nuovo cinema paradiso” per te cilin u vleresua me Grand Prix special ne Festivalin e Cannes ne 1998 dhe me nje Oscar si filmi me i mire i huaj, Malena ku interpreton Monica Bellucci, apo Baaria.

Nje tjeter film kolosal i tij eshte “Legjenda e pianistit mbi oqean”. Per te njohur me nga afer Giuseppe Tornatoren, ne ditet ne vijim ne Top Channel do te transmetohet nje interviste e tij.

Top Channel