Aguilera “kopjon” Lady GaGa, del klipi i ri

03/05/2010 13:30

Christina Aguilera inspirohet nga Madonna, Lady GaGa apo Gwen Stefani për klipin më të fundit “Not Myself Tonight”.

Këngëtarja është rrethuar nga një grup balerinësh e veshur në menyrë ekstravagante. Gjithsesi kjo tentativë duket se i ka dalë bosh këngëtares bionde, pasi kënga e saj renditet në vendin e 49-të të klasifikimit amerikan.

Edhe në internet fansat janë ndarë në dysh pasi ka nga ata që mendojnë se ajo është më e talentuar se Lady GaGa, por ka edhe nga ana që mendojnë të kundërtën.

Albumi i ri “Bionic” do dalë në treg në datën 8 qershor. Aguilera ka shitur rreth 30 milionë disqe në mbarë botën duke fituar edhe 5 Grammy.

Top Channel