Paralajmërohen protesta në orën 18:00

02/05/2010 15:45

Grevistëve të ngujuar në çadrat përballë kryeministrisë pritet t’u bashkohen edhe protestues rreth orës 18:00.

Ky është njoftimi i shpërndarë më anë të mesazheve telefonike prej Shtabit të Protestës i cili lajmëron një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Grumbullimi i lajmëruar duket se nuk do të ketë ende zgjidhje problem i trafikut edhe pas letrës së Drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj drejtuar Ramës në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ku i kërkohej zhbllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të lehtësuar trafikun rrugor në kryeqytet.

Top Channel