Greva, pritet hyrja e Malajt e Ballës

02/05/2010 15:30

Kampit prej 202 shtretërish me batanije përballë Kryeministrisë pritet t’i shtohen edhe dy grevistë të tjerë. Bëhet fjalë për deputetët socialistë Arben Malaj e Taulant Balla të cilët figurojnë në listën e grevistëve. Ata aktualisht ndodhen me delegacionin e PS-së në Bruksel.

Sipas informacioneve grevës së urisë i është bashkuar ditën e sotme edhe një qytetare e Tiranës si dhe pritet bashkimi me grupin e deputeteve në grevë edhe të dy ligjvënësve të tjerë socialistë, Arben Malajt dhe Taulant Balla të cilët janë pjesë e delegacionit të PS-së në Bruksel. Ata pritet të bashkohen tek çadrat fill pas kthimit prej Brukselit.

Grevistët janë vizituar edhe nga kreu i Selisë Rozë, Edi Rama, i cili shprehu bindjen se greva e nisur do të shkoje deri në fund duke arritur qëllimet e saj.

Top Channel