Socialistët: Të vendosur në qëndrimin tonë

01/05/2010 10:35

Deputetët socialistë janë të vendosur të vijojnë protestën e tyre deri në transparencën e plotë të zgjedhjeve.

Socialistët Fatmir Toci dhe Sajmir Tahiri u shprehën të palëkundur në qëndrimin e tyre për rezistencë paqësore, duke theksuar se këto zhvillime do të hyjnë në histori.

“Na vjen keq për të gjithë ata qytetarë që janë të detyruar të marrin pjesë në koncertin e Partisë Demokratike, përndryshe ata mund të humbasin punën”, u shpreh Toci.

Grevistët qëndrojnë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në cadrat para Kryeministrise dhe deri më tani gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Top Channel