" /> ">

Rama: Çdo ndërhyrje me forcë, provokim

01/05/2010 19:55

Ndërsa greva e urisë vijon dhe Policia e Shtetit kërkon zhbllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaron se cdo ndërhyrje me forcë, diktuar nga pushteti, do të ishte provokim i patolerueshëm.

Në një prononcim për Top Channel, Rama u shpreh se Policia e Shtetit është një pasuri kombëtare dhe do të ishte shkatërrimtare dhe një kthim dëshpërues për këtë organ, nëse do të përzihej me punët e një pushteti që mund të diktojë një urdhër të tillë.

“Do të ishte nje provokim i patolerueshëm dhe një nxitje e pajustifikueshme tensioni që duhet mirëadministruar në një kohë kur kërkohet vetëm reflektim i pushtetit për hapjen e kutive të zgjedhjeve”, u shpreh Rama.

Kreu socialist shprehu edhe njëherë vendosmërinë për betejën e nisur, ndërkohë theksoi se cdo manovër kundër do të ishte e turpshme dhe do të tregonte vetëm dëshpërimin e disa njerëzve.

Greva e urisë e qytetarëve dhe deputetëve vijon ende dhe sipas informacioneve të fundit gjendja e tyre shëndetësore ende paraqitet pa probleme.

Top Channel