PS dhe mbështetësit kaluan natën e parë

01/05/2010 08:00

Deputetë të PS dhe mijëra mbështetës të saj kanë kaluar natën e parë të protestës masive që po mbahet para selisë së kryeministrisë.

Protesta është zhvilluar në përgjithësi e qetë, përvec disa incidenteve të vogla mes disa protestuesve dhe policisë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PS, Edi Rama dhe deputetë të tjerë të partisë më të madhe opozitare e kanë vënë theksin tek hapja e kutive, duke e cilësuar atë si të drejtë të pamohueshme.

Ndërkohë, protesta u radikalizua edhe më shumë kur 22 deputetë socialistë vendosën të hyjnë në grevë urie, duke u strehuar në cadrat para kryeministrisë.

Ndërkohë, sot pritet të zhvillohet edhe mitingu në formë koncerti i mazhorancës, e cila pretendon se do të mbledhë më shumë njerëz se PS.

Top Channel