Policia rrethon bulevardin, mbi 1 mijë forca ne sherbim

01/05/2010 15:20

Si rrallë ndonjëherë Tirana është blinduar me forca të panumerta policie, speciale dhe agjentë krimesh të cilet u perqendruan për orë të tëra përreth terrenit ku socialistet kanë ngritur cadrat, ndërsa nga krahu tjeter demokratet festonin me muzikë ditën nderkombetare të 1 Majit .

Policia ka formuar nje shirit rrethues qe nis nga kryqezimi ku ndodhet piramida vijon me tej ne aksin qe te con tek kreministria, dy gardhe me police  mes dy bastioneve , njeri qe qendroi ne cep te kryeministrise dhe kuvendit dhe gardhi tjeter mes Pallatit te Kongreseve dhe Presidences.

Jo zyrtarisht konfirmohet se në sherbimin e përforcuar që njihet në zhargonin e policise se gadishmeria me e larte ne kohe paqeje jane perfshire 1300 forca. Mjetet dhe forcat e policisë qëndruan në gadishmeri pranë kryeministrise.  

Aktualisht ne gadishmeri jane forcat e nderhyrjes se shpejte, uniformat blu, policia e rendi, policia rrugore deri tek agjentet e krimeve, antiterrori, dhe te krimit ekonomiko-financiar, te cilet kane pezulluar cdo pune ne dite normale dhe kane dale ne shesh, sigurisht jo per te protestuar apo festuar por per te patur nen kontroll situaten.

Top Channel