Moisiu: Nuk mbroj Mehmet Shehun

01/05/2010 18:15

Një intervistë e ish-presidentit të Republikës Alfred  Moisiu mbi figurën e ish- kryeministrit Mehmet Shehu në një të përditshme, ka shkaktuar polemika me të perndjekurit politikë të cilët kanë protestuar fort, cka ka detyruar ish-kreun e shtetit te deklaroje se eshte keqinterpretuar.

“Unë mendoj që si qeveritar, organizator nuk dihet se kur Shqipërisë do t’i vijë një figurë e tillë. Nuk flas për anën kriminale, por për aftësinë organizative të tij”, u shpreh Moisiu.

Ish-presidenti shprehet se incidenti mund te jete keqinterpretuar qellimisht, duke e cilesuar si sulm ndaj tij per te zbehur vemendjen nga zhvillimet politike.

Top Channel