Kriza, PS delegacion drejt Brukselit

01/05/2010 09:15

Protesta masive e PS, përvecse një mesazh ndaj kryeministrit Sali Berisha, vlen edhe si një mesazh ndaj Brukselit, për ndikimin e tij në transparencën e zgjedhjeve.

Kështu një grup i PS do udhëtojë drejt Brukselit për të parashtruar kërkesat dhe për të kërkuar presion ndaj qeverisë për hapjen e kutive.

Ndërkohë, 22 deputetët e PS dhe 180 qytetarë kanë bërë 7 orët e para të grevës që po zhvillohet në cadrat e ngritura para kryeministrisë.

Socialistët kanë ngritur edhe një cadër tjetër në të cilën qendrojnë mjekët që do të kujdesen për shëndetin e grevistëve.

Përvec aspektit politik, protesta ka marrë edhe një karakter qytetar. Të mbledhur nga shumë qytete të vendit, qytetarët bëjnë të ditur se nuk protestojnë vetëm për një vendim politik, por edhe për situatën e rëndë ekonomike.

“Arsyeja është shumë madhore, transparenca e votës së 28 qershorit. Së dyti është kriza ekonomike që ka sjellë rritjen e cmimeve. Për këtë arsye ne do të qendrojmë këtu, deri në momentin e fundit kur do të marrim një përgjigje nga Sali Berisha”, ka deklaruar një qytetar për Top Channel.

Top Channel