Kodheli:Protestat me të njëjtin ritëm

01/05/2010 01:50

Deputetja socialiste Mimi Kodheli nga bulevardi “Deshmorët e Kombit”, ku pritet të nisë greva e urisë e 22 ligjvënësvë të PS-së, deklaroi se protestat do të vazhdojnë më të njëjtin ritëm.

“Jemi të vendosur për të vazhduar protestën më të njëjtin ritëm. Ndodhemi këtu për të mbështetur deputetët socialistë të cilët vendosën të ndërmarrin sakrificën për hir të transparencës. Sipas të gjitha gjasave greva ka për të zgjatur me ditë”, deklaroi Kodheli.

Deputetja e PS-së shtoi se ka patur edhe shumë simpatizantë të PS-së të cilët kanë kërkuar pjesëmarrjen e tyre në grevën e urisë, po për momentin vetëm 180 prej tyre do bashkohen me 22 deputetët.   

Top Channel