Berisha: Bashkë të ecim drejt Europës

01/05/2010 12:50

Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi manifestimin e organizuar me rastin e ditës së 1 Majit, për të falenderuar shqiptarët dhe për t’i vlerësuar ata për kontributin e dhënë për progresin e vendit.

“Shqipëria sot është Shqipëria anëtare e NATO-s, e vendimeve historike, e celjes së portave për lëvizjen e lirë dhe integrimit të vendit”, u shpreh Berisha, para simpatizantëve, mbështetësve dhe qytetarëve të thjeshtë të pranishëm në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Kryeministri theksoi se të gjithë janë të pranishëm në shesh për të nderuar njëri-tjetrin dhe kontributin e gjithësecilit në ndërtimin e Shqipërisë europiane.

“Sot festojmë më të sigurtë se kurrë drejt idealit tonë europian, të ardhmen tonë dhe të brezave që vijnë pas”, u shpreh Berisha.

Top Channel