22 deputetë të PS-së, në grevë urie

01/05/2010 02:30

22 deputetët Partisë Socialistë dhe 180 mbështetës të opozitës nisën grevën e tyre të urisë pa afat para Kryeministrisë si formë proteste për realizimin e kërkesave të opozitës  për transparencën zgjedhore.

Ligjvënësit opozitarë janë akomoduar në shtretër të vendosur tek çadrat para selisë së Këshillit të Ministrave dhe do të vazhdojnë grevën e tyre paralelisht me protestat e mbështetësve të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deputetët grevistë janë; Arben Malaj, Olta Xhaçka, Besnik Karaj, Enkelejda Shkreli, Shega Ligori, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Besnik Bare, Artan Gaci, Skënder Hasa, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Gazmir Bizhga, Armando Subashi, Pirro Lutaj, Ervin Koçi, Arben Ahmetaj, Agim Leka, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Ilir Beqja dhe Eltar Deda.

Vendimi për formën ekstreme të protestimit u mor prej Grupit Kuvendor socialist në mbledhjen e mbremjës së premte, pak orë pas nisjes së protestës maratonë para kryeministrisë.

Ndërkaq deputeti Saimir Tahiri u shpreh se të gjitha format demokratike të protestës opozitare janë duke shteruar dhe se demokracia në Shqipëri ndodhet në pikën e vdekjes. Për Tahirin beteja për transparencë nuk i përket vetëm PS-së por të gjithë shqiptarëve dhe se kjo betejë është nisur në rruge politike e institucionale.

Top Channel