1 Maji, minatorët bashkohen me protestën e PS

01/05/2010 10:15

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet ka nisur edhe protesta e sindikatës së minatorëve me rastin e 1 Majit.

Sipas informacioneve të fundit, në apelet e tyre, të shprehura edhe në parullat që mbajnë në duar, minatorët kërkojnë më shumë të drejta.

Ata i janë bashkuar protestës së Partisë Socialiste, duke kërkuar nga kryeministri Sali Berisha zgjidhjen e krizës politike dhe ekonomike që ka përfshirë vendin.

Situata paraqitet e qetë dhe pa incidente, ndonëse kordonë të forcave të policisë janë vendosur përreth kryeministrisë. Ndërkohë, pritet një fjalim i shefit të socialistëve Edi Rama rreth orës 11:00.

Top Channel