Marrëveshje për Korridorin 8

29/04/2010 16:00

Pas mëse 15 vjetesh, qeverite e vendeve ku kalon Korridorri i Tetë rrugor,  arritën të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi. (UPDATE)

Ky dokument permes te cilit vendet angazhohen per investime te perbashketa u neshkrua sot ne Tiranë mes ministrave te Transportit nga Shqipëria, Italia, Maqedonia dhe Bullgaria.

“Tregjet tona ndrydhen nga mungesa e korridoreve. Në këtë rajon nuk ekziston qoftë edhe një projekt i vetëm bashkues i ketyre vendeve nën ombrellën e një korridori të madh”, u shpreh Berisha.
 
Ndersa ministri italian i Transporteve se qeveria italiane do te paraqese rendesine e ketij projekti edhe ne Bashkimin Europian per te siguruar financime të mëtejshme.

Por pala shqiptare ka kembengulur qe pervec rrugeve dhe porteve ne financimet per Korridorin e Tete te perfshihen edhe linjat hekurudhore.
 
“Zhvillimi i transportit hekurudhor përgjatë Korridorit i Tetë është i domosdoshëm. Pothuajse i gjithë rrjeti është i amortizuar dhe ka nevojë për një ristrukturim te plote”, u shpreh Olldashi.
 
Iniciativa per ndertimin e Korridorit te Tete ka nisur qysh ne vitin 1996  dhe ishte nje nisme e presidentit te atehershem amerikan Bill Klinton. Por kater vendet qe prekeshin nga gjurma e korridorit  kane patur shpesh here mosmarreveshje per prioritetin e projekteve. Tentativa e fundit per neshkrimin e memorandumit te mirekuptimit ka qene ne vitin 2003 dhe erdhi si reagim ndaj Bashkimit Europian i cili nuk e perfshiu Korridorin e Tete ne listen e financimit pergjate 10 viteve të ardhshëm.

Top Channel