Tiranë, përleshje me thika, plagosen 2 të rinj

28/04/2010 19:55

Një përleshje me armë të ftohta është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave nga përleshja kanë mbetur të plagosur me thikë shtetasit Denis Dollapi dhe Durim Vitrina.

Sipas burimeve, dy të rinjtë janë dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel