Rama vijon takimet me qytetarët

28/04/2010 16:05

Pas dy ditësh në lagjet periferike të Tiranës, Edi Rama iu afrua qendrës. Në rrugën ‘Qemal Guranjaku’, në krah të Liceut, ai ishte fare pranë pallatit ku banon kryeministri.

Por zonën e mbulon minibashkia nr 2, e fituar në 2007-ën nga socialisti Përparim Bodinaku.

Rruga, që zbret nga Qyteti Studenti, frekuentohet gjatë tërë ditës nga shumë të rinj.

Kryetari i Partisë Socialiste do t’i vazhdojë takimet e tij deri të premten, ditën e mitingut të paralajmëruar.

Top Channel