PBDNJ, gati për protestë

28/04/2010 16:15

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule u kerkoi mbeshtetësve te partise se tij te dalin masivisht ne ate qe e cilesoi si “protesten fisnike te 30 prillit”, ne perkrahje te transparences dhe te demokracise ne vend.

Dule iu referua thirrjeve te vazhdueshme te BE dhe Shteteve te Bashkuara, per t’i dhene fund krizes se gjithanshme qe ka perfshire vendin.

“PBDNJ fton të premten jo vetëm anëtarët e simpatizantët, por edhe të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm në këtë manifestim që nuk është partiak, por është më fisniku i organizuar që pas rënies së sistemit komunist në vendin tonë”, u shpreh Dule.

Top Channel