Mbi 40 vjeç, stërvitja bën mirë për seksin

28/04/2010 16:40

Ushtrimet fizike i bëjnë mirë jo vetëm zemrës së njeriut të moshës së mesme, por edhe shëndetit seksual.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim australian që ka analizuar lidhjen mes stilit të jetës dhe shëndetit riprodhues të një kampioni personash mbi 40 vjeç të cilëve iu janë bërë më shumë se 90 pyetje mbi gjendjen në çift, profesionit, arsimit, gjendjes së shëndetit, stilit të jetës dhe funksioneve seksuale.

Studimi tregon për herë të parë lidhjen mes performancës seksuale dhe shqetësimeve të tjera të shëndetit.

Në veçanti kërkimi i publikuar në “BMC Public Health”, nxjerrë në dritë një lidhje të fortë mes aktivitetit fizik dhe jetës seksuale.

Top Channel