IPad i Apple në shenjestrën e hacker-ave

28/04/2010 13:40

Kanë përfunduar nën shenjestrën e piratëve të informatikës poseduesit e iPad-ëve, tableti i Apple, i cili ka shitur në SHBA 1 milion ekzemplarë në më pak se një muaj, sipas disa faqeve të specializuara.

Sipas shoqërisë informatike “BitDefender”, piratët informatikë dërgojnë e-maile të rremë të cilët kërkojnë azhornimin e programeve.

Kush pranon të lidhet me linkun e propozuar, përfundon në një faqe të rreme “iTunes” (dyqani virtual i “Apple”) që instalon një virus në PC-në e poseduesit të iPad.

Virusi nuk infekton iPad-in, por vetëm kompjutrat me sistemin operativ Windows.

Top Channel