Jahtin më të madh në botë e ka në pronësi ai, njeriu i fiksuar pas udhqëtimeve në det, Roman Abramovich.
Sistem anti-raketë, dy pista për helikopterët, një nëndetëse dhe një lazer kundër aparatëve të paparacëve. Këto janë disa nga karakteristikat shtesë të jahtit luksoz që është ndërtuar në kantierin gjerman Blohm&Voss me porosi të bosit rus dhe pronarit të Chelsea, Roman Abramovich.
“Eclipse” është i gjatë 170 metra dhe sipas “Times” ka kushtuar plot 300 milionë dollarë. Nëndetësja e vogël është porositur që Roman të largohet në cdo moment nga jahti, pa e marrë vesh askush. Gjiganti i familjes së jahteve ka disa pishina, një palestër dhe 24 kabina për miqtë, secila me nga një sallë kinemaje.
Jahti do t’i dorëzohet manjatit rus rreth muajit dhjetor. “Eclipse” nuk është e vetmja barkë e blerë nga Abramovich këtë vit. Një tjerët krijesë e tij është edhe “Luna” 115 metra e gjatë.
Top Channel